Në Rusi, përveç Eres, në finalen e Kampionatit performon edhe këngëtarja e njohur shqiptare

14:10 / E enjte, 12 Korrik 2018
Më datë 13, 14 dhe 15 Korrik këngëtarja Arilena Ara do të jetë në Rusi për të performuar.
Në faqen e FIFA-s ku është publikuar tabela e programit shihet emri këngëtares Arilena Ara e cila do të këndojë para një numri të madh të të pranishmëve.
Duke qenë se ajo këndon 3 ditë rresht atje më datë 13 në një festival në Bellorusi, më datë 14 do të jetë pjesë e organizimit ku dy përfaqësueset, ajo e Anglisë dhe e Belgjikës do të ndeshen për vendin e tretë.
Poashtu Arilena do të performojë edhe më datë 15 ku luhet për Kupën e Botës ndërmjet përfaqësueseve Francë- Kroaci por nuk dihet nëse do të performojë në të njëjtën skenë me Era Istrefin.
E lumtur që do të jetë atje është shprehur edhe vetë Arilena e cila lajmin e ka ndarë me ndjekësit në Instagram./Lajmi.net/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400