Nga SHBA-ja, reperi i njohur vjen për të xhiruar klipin në Kosovë

17:23 / E shtunë, 21 Korrik 2018

 

Reperi me prejardhje shqiptare, Labinot Gashi apo siç njihet me nofkën G4ashi së shpejti vjen në Kosovë.

Ai do të performojë në koncertin “Sunny Hill Festival” që fillon me 10,11 dhe 12 gusht në të cilin është edhe Dua Lipa, shkruan lajmi net.

E përveç se është pjesëmarrës në koncert ai ka edhe një arsye pse vjen këtu, i cili siç duket do bëjë klipin  e këngës së re.

“Të bëjmë një klip në Kosovë këtë verë”, ka shkruar ai.

Vlen të ceket se në koncertin e fundit të tij në Zvicër, G4ashi është mbuluar tërësisht me flamurin kuq e zi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400