Njihuni me shqiptarin që çdo vit dhuron nga 200 mijë euro për bamirësi

21:54 / E diell, 17 Qershor 2018

Biznesmeni nga qyteti i Vushtrrisë, Naser Imeri, çdo vit dhuron nga 200 mijë euro për bamirësi, transmeton Gazeta InfoPress.

Ai këtë javë ishte i ftuar në emisionin N’Kosovw Show ku ka treguar më shumë për punën e tij.

Imeri tha se kishte një fëmijëri të vështirë për shkak të financave të pakta. Kështu ai kishte dalë jashtë vendit për të kërkuar një jetë më të mirë.

Atje ai arriti të ndërtonte një kompani me vlerë milionëshe por nuk e harroi vendin e tij.

Kompania e tij çdo vit ndanë një shumë të madhe nga të ardhurat për bamirësi.

Deri më tani shpjegon ai, punën e tij humanitare nuk e ka bërë publike.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400