OTR i publikon Encës fotografi nudo

00:51 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Dihet tashmë që Enca nuk i ka marrëdhëniet e mira me grupin “OTR” pas largimit dhe sherrit me Noizyn që bëri bujë vitin e kaluar, megjithatë veprimi i fundit i njërit prej pjesëtarëve të këtij grupi nuk pritej.

I vogli i grupit “OTR”, Klesti ka postuar së fundmi në Instastory një foto ku i fton ndjekësit të ndjekin një faqe në Instagram për të parë foto nudo të Encës.

“Zbulohet foto nudo e Encës”, shkruan Klesti në foton e fiksuar nga “intv.al”.

Me siguri kjo nuk ka për t’i pëlqyer Encës dhe nuk dihet ende pse Klesti e ka bërë këtë veprim. Kujtojmë që Klesti edhe pse i vogël, Noizy e ka prezantuar para publikut si pjesëtar të grupit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400