Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Kupës së Botës, mësoni kur performon Era Istrefi

12:52 / E diell, 15 Korrik 2018
Sot përmbyllet Kampionati Botëror “Russia 2018”.

Për një muaj, kombëtaret dhe futbollistët e tyre kanë dhënë maksimumin e tyre në këtë garë, duke dhuruar emocion të papërshkruar, shkruan lajmi.net.

Sot është ceremonia përmbyllëse e Botërorit, ku do të ndeshen Kroacia dhe Franca.

Përmbyllja e Kupës së Botës bëhet në stadiumin Luzhniki në Moskë, ndërsa para ndeshjes do të ketë edhe performancë live.

Sipas ueb-faqes zyrtare të FIFA-s, ceremonia fillon 30 minuta para ndeshjes, pra në orën 16:30 (me kohën lokale në Kosovë dhe Shqipëri) dhe do të perofmojnë Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam.

Tre artistët do të perfomojnë këngën zyrtare të Kampionatit “Live it up”, ndërsa pas ceremonisë që i paraprinë ndeshjes Kroaci-Francë, në orën 17:00 (gjithnjë sipas orë lokale në Kosovë dhe Shqipëri), fillon ndeshja e shumëpritur.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400