Pas finales së “Eurovizionit”, vjen reagimi i parë i Eugent Bushpepës

12:19 / E hëne, 14 Maj 2018

Të shtunën është mbajtur finalja e “Eurovizion 2018”, në Lisbonë të Portugalisë.

Edicioni i sivjetmë ishte mjaft i veçantë për shqiptarët, kjo për arsye se në të morën pjesë tre shqiptarë, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Eugent Bushpepën i cili përgaqësoi Shqipërinë, Eleni Foureira e cila garoi për Qipron si dhe Ermal Meta për Italinë.

Eugenti ishte renditur i 11-i në këtë festival, vlerësim ky që kishte ngjallur reagime të shumta tek shqiptarët.

Pas shumë komenteve lidhur me çështjen e votimit, erdhi edhe reagimi i Eugentit, i cili i emocionuar flet për përvojën në këtë festival.

“Nuk gjej fjale qe te pershkruaj ndjesine qe kam, per dashurine, perkrahjen dhe komentet e ngrohta qe me keni dhene!
Shume faleminderit Shqiperi!
Shume faleminderit Europe!”, shkruan Eugenti. 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400