Pse s’këndoi Dafina Zeqiri në “Sunny Hill” Festival

17:18 / E diell, 12 Gusht 2018

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka sqaruar përse nuk performoi në natën e dytë të Festivalit “Sunny Hill” edhe pse ishte paraparë që ajo të këndonte në mbrëmjen ku aktin kryesor e pati reperi Action Bronson.
Në një postim në Instagram, Dafina ka thënë se ka qenë mospërputhje datash me organizatorin dhe se e ka pasur të pamundur të këndojë të shtunën në Prishtinë.

“Kur është propozuar që Dafina të jetë në festival, tour-i i verës veçse ishte i rezervuar (edhe datat në të cilat është mbajtur festivali). Nga organizatorët siç e kemi kuptuar është kërkuar me e liru njërën nga datat dhe mundësia e vetme nga ana jonë ishte të lirohet data 12 gusht (të cilën e kemi ende të lirë dhe të rezervuar për festival)! Mirëpo kur u postua line-up i festivalit, aty morëm vesh se Dafina kërkohej të performonte në datën 11 gusht, që fatkeqësisht ishte vonë për ndryshim planesh në agjendën tonë. Kjo është arsyeja e vetme për mungesën e Dafinës në #SunnyHillFestival i cili padyshim është organizim shumë i mirëseardhur për publikun, performuesit në festival, si dhe për artin në Kosovë në përgjithësi”, ka shkruar menaxhmenti i këngëtares.

Sonte, e diel, mbahet nata përmbyllëse e edicionit të sivjetmë të “Sunny Hill” Festival, ku akti kryesor është DJ Martin Garrix.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400