Publikohen foto të reja të Adelinës nga performanca e saj

16:14 / E premte, 17 Nëntor 2017

 

Lajmi se ajo po i rikthehet skenës, kishte gëzuar pa masë të gjithë fansat e saj.

Këngëtarja e njohur Adelina Ismjali pas një kohe të gjatë i është rikthyer skenës.

Ndonëse jo në ndonjë koncert apo mbrëmje muzikore, Adelina dy ditë më parë performoi në Gjilan në fushatën elektorale të Lutfi Hazirit kandidadit për kryetar të kësaj komune nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Energjike e mbi të gjitha tejet në formë, kështu u shfaq diva shqiptare në skenë.

Me flokë të kapura, balluke e buzë të kuqe, Adelina thjesht dukej mahnitëse në skenë.

Kujtojmë se këngëtarja e njohur muaj më parë është bërë nënë për herë të parë.

Mirëpo ajo shumë shpejt ka kthyer në formë linjat e saj.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400