Rita Ora joshëse në kampanjën e re të “Rimmel London”

15:46 / E shtunë, 19 Maj 2018

Këngëtarja Rita Ora është shumë aktive me projekte të reja muzikore.

 Kënga e fundit e saj është “Girls” në duet me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX.

Po ashtu, këngëtarja është duke realizuar turneun evropian, i cili në ditët e para po ecën shumë mirë.

Por, krahas angazhimeve në botën e muzikës, Rita është e angazhuar edhe në biznes dhe është imazh i shumë markave të njohura botërore.

Një prej tyre është “Rimmel London”, që tashmë ka publikuar linjën e re të buzëkuqëve, e që si çdo herë Rita duket për mrekulli në kampanjën e kësaj marke.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400