Roza Lati jep lajmin se do martohet, ju prezanton djalin që çmendet për moderatoren

18:34 / E shtunë, 21 Prill 2018

 

 

Moderatorja e njohur e ekranti më në fund ka gjetur djalin që i ka rrëmbyer zemrën.

Roza Lati ka ndarë në rrjetet sociale disa postime ku një admirues i saj i ka propozuar martesë.

Djali misterioz i paska prishur mendjen Rozës pasi është treguar shumë i vëmendshëm për gjërat që i pëlqejnë asaj. Nga ana tjetër moderatorja i ka kërkuar të ëmës, aktores Rita Lati që tashëm ta bëjë gjumin e qetë se do martohet.

“Ma përqafo shumë vjehrrën time”, shkroi djali me emrin Reinaldo Gaci në mesazhin e publikuar prej saj. Roza i shkruan nëse do të martohen bashkë dhe përgjigja e tij është: “Po sigurisht, je fiks për mua”.

“Ti do të bëhesh nuse crazy, e bukur dhe unë do të vij të të marr me makinë të viteve ’50, pastaj do të ikim për muaj mjalti në ishuj”, shkroi djali.

Me sa duket Rozës i ka pëlqyer shumë propozimi romantik i djalit që është admirues i saj.

 

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400