Sherri i bujshëm mes Almedës dhe ‘DWTS’, Rudi Hizmo tregon disa detaje që nuk diheshin

21:18 / E mërkure, 18 Korrik 2018

Rreth një muaj më parë ish-missi i njohur shqiptar, Almeda Abazi dhe produksioni i ‘DWTS’ u përfshinë në një sherr të bujshëm, i cili u komentua gjatë nga mediat.

Almeda e akuzoi produksionin e  spektaklit se nuk i kishin paguar shpenzimet ekstra në hotelin ku ajo qëndronte.

Produksioni i DWTS reagoi menjëherë duke publikuar faturat ku shfaqeshin të gjitha pagesat që ‘Vizion Plus’ bëri për qëndrimin disa mujor të Almedës në Shqipëri. Megjithatë ditën e sotme bashkëprezantuesi i këtij spektakli, Rudi Hizmo ka zbuluar të vërtetën e këtij sherri.

Ai i ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ në ‘Top Channel’,  ka treguar se Almedës i është paguar hoteli deri në përfundimin e spektaklit të njohur, mirëpo ajo dhe Tolgahan kanë qëndruar edhe 2 ditë më shumë.


“Unë nuk e di ekzaktësisht çfarë ka ndodhur, por mesa di Almeda ka qëndruar dy net më shumë, produksioni i DWTS i kishte siguruar çdo lloj gjëje domethënë biletat, qëndrimin në hotel dhe barin. Kur ka mbaruar DWTS ka mbaruar dhe kontrata e Almedës me produksionin kështu që mbaroi dhe detyrimi i DWTS për të paguar hotelin. Por Tolgahan dhe Almeda  edhe pse qëndruan për dy net më shumë, ata ua paguan hotelin , por si duket nga pakujdesia nuk i kishte paguar ujin dhe hekurosjen e rrobave, gjë që normalisht kudo që shkon duhet ta paguash vetë, por Almedës mesa duket ky detaj ju dukë pak i çuditshëm, pasi fakti që kishte sjellë Tolgahan falas pa asnjë pagesë, mendonte se  e kishin si detyrim ta falënderonin duke i paguar çdo gjë.”, ka përfunduar Rudi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400