Shokon ish banori i “BB9”: Jam versioni mashkull i Bleona Qeretit!

18:53 / E premte, 22 Shtator 2017

 

 

​Pas këngës “Unë jam Elsamedi”, reperi Eli G (Elsamed Senaj) i “Big Brother 9”, vetëm brenda pak orësh po bën bujë me klipin “A din me bo twerk”, duke arritur mijëra klikime të YouTube.

Në skenat e klipit ku femrat hot tymosin dhe ekspozojnë të pasmet, ai përmend Bleona Qeretin si versionin femër që i ngjason atij nga mendja dhe stili i jetës. Për milionat që shpenzon për vajzat dhe fitimet nga muzika, reperi Eli G i rrëfen për gazetën “Panorama”.

Cila është jeta që ti bën tani pas “Big Brother 9”?

Jeta ime është aktive përherë edhe me plot punë, dalje të njëpasnjëshme duke kërkuar gjithmonë gjërat e veçanta për t’i realizuar. Pra këto kohë kam qenë i fokusuar pas karrierës muzikore.

Duket se i ke hyrë seriozisht karrierës së reperit. Je në fazënqë investon miliona për muzikën, apo që fiton milionat nga muzika?

Po, jemi në fazën ku këngët edhe klipet do të vijnë njëra pas tjetrës, pasi jam duke bërë një sërë investimesh të mëdha. Kam fituar e fitoj. Tani mendojmë të fitojmë më shumë,
por edhe kam investuar më shumë. Dua të them se muzika në Shqipëri gjithmonë
fiton para, por gjithmonë duhet të investosh shuma të mëdha që kënga dhe klipi
të jenë profesionale.

Kanë filluar ftesat për koncerte dhe sa paguhesh për një koncert?

Në tetor filloj turin e koncerteve, por pagesa është diçka personale.

“A din me bo twerk” titullohet klipi yt i ri. Cilat janë vajzat që tymosin dhe bëjnë spektakël me të pasmet në skenat hot?

Kënga dhe klipi “A din me bo twerk” është një ndër projektet më të rëndësishme të karrierës sime. Vajzat janë modele, dy motra që jetojnë në Milano, balerina nate, Ajlin dhe Alesia Ndoi. Ndërsa dy të tjerat janë modele nga Tirana. Kanë bërë një punë të mirë.

Vetëm në pak orë dhe ke marrë shumë klikime me këtë këngë. Çfarë e bën kaq të pëlqyer klipin?

Pritshmëritë për këtë këngë janë të mëdha. Realisht kam punuar shumë, pasi kemi plot një vit që merremi me këtë material, një këngë ku çdo mashkull ose femër e gjen veten. Nëse dëgjoni tekstin me vëmendje, ka gjëra që ndodhin në përditshmëri në kafene apo club-e dhe është këngë e kërcyeshme. Por edhe klipi është mjaft i realizuar edhe hot, e
sigurisht që tërheq vëmendje. Publiku ka kohë që e pret, ndërkohë që erdhi pas
një muaji që publikova këngën tjetër që pati mjaft sukses.

Ke ndonjë marrëdhënie të veçantë me ndonjërën prej tyre, dhe çfarë kuptimi kishte përmendja e Bleonës?

Po ju veçoj disa vargje të këngës: “Bleona, e gjatë është maratona, n’këtë sport si Maratona. Loçkat i duan milionat, unë i kam milionat e mendjen sikur Bleona”… E them këtë pasi Bleona njihet nga publiku si një personazh me mendje të lirë, për çdo gjë dhe
para çdo gjëje.

Në klipin në fjalë të shohim të rrethuar nga femrat seksi. Të ka prekur zemrën ndonjë vajzë për ta prezantuar si të dashurën e zemrës?

Vajzat në klip i kam si shpirt të gjitha, ndërkohë që i kam bërë pjesë të këtij projekti mjaft të rëndësishëm. Jo, ende nuk mund ta quaj të dashur ndonjërën. Kam kohë pasi
vajzat më duan beqar. Por kur të kem diçka serioze, ju premtoj se do t’jua
them.

E mirëpret dashurinë e vërtetë, apo je më shumë i dhënë pas aventurave?

Problemi është që një femër mund të vijë deri te zemra ime, por duhet të dijë që të qëndrojë aty. Kur unë bie në dashuri, bie shumë keq, pasi i jap shpirtin.

Së fundi po shoqërohesh shumë me Fjorentinën, çfarë ju lidh bashkë tani pas rivalitetit në lojë?

Me Fjorentinën kemi thjesht shoqëri e asgjë më tepër. Kemi dalë për kafe disa herë, njëkohësisht kemi publikuar edhe ndonjë gjë së bashku. E vlerësoj edhe e respektoj, por si mike të mirë.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400