“Skifterja e zemrës” arrin shifër të re klikimesh

00:20 / E martë, 17 Prill 2018

 

Shtatë muaj më parë, Bes Kallaku dhe Klajdi Haruni bashkuan forcat për një duet.

Bëhet fjalë për projektin “Skifterja e zemrës”, këngë kjo dedikim nga Bes Kallaku për bashkëshorten e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj, shkruan lajmi.net.

Vargjet e dashurisë janë shkrirë në këtë projekt, andaj është pëlqyer shumë nga publiku dhe vazhdon të jetë në mesin e këngëve të pëlqyera për ta.

Në llogarinë e tij në Instagram, Besi ka bërë të ditur se kënga ka arritur shifrën prej 40 milionë klikimesh në kanalin YouTube dhe ka falënderuar të gjithë me fjalët “Mirmengjes me 40M views. Zoti ju rujt er ejjjjj”.

Kujtojmë që Besi dhe Xhensila po presin që së shpejti të bëhen prindër.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400