Suksesi i këngëtares shqiptare, së shpejti koncert me legjendën e muzikës botërore!

20:19 / E premte, 06 Janar 2017

 

Vetëm një javë pasi shkoi të jetojë në Amerikë në 2013-tën bashkë me bashkëshortin e saj, Lindita Halimi realizoi një nga takimet më të rëndësishme të karrierës.

Ndërsa këndonte në një lokal në Hollyëood Boulevard një nga këngët e Stevie Wonder, këngëtarja ngeli pa fjalë kur pa artistin e njohur të ngjitej në skenë dhe ta ftonte në një duet.

“Kur u ngjit në skenë fillova të qaj dhe s’po mbaja dot emocionet, nuk po i besoja syve, m’u duk si manikin,”- tregoi këngëtarja për Rudina Magjistarin. “Më tha: Nëse vazhdon të qash do iki nga skena. Do ta këndojmë këngën apo jo?” Dhe kaq ishte.

Të dy e kënduan këngën dhe së shpejti do të jenë bashkë në një koncert në Las Vegas. Lindita Halimi do të këndojë këngë të repertorit të saj, dhe një këngë bashkë me artistin amerikan. Wonder ishte mrekulluar nga zëri i fuqishëm i Linditës. “

“Më pyeti çfarë race jam, i thashë ‘jam shqiptare’. Iu duk e pabesueshme, më tha dukesh sikur je mbesa ime,”- vijoi këngëtarja rrëfimin e herës së parë kur takoi këngëtarin./Revista Anabel/

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400