Vazhdojnë përplasjet mes menaxherit të “On Records” me Mozzik dhe Getinjon

23:29 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Ditë më parë, dy reperët Mozzik dhe Getinjo kanë njoftuar se janë larguar nga “On Records”.

Dyshja kanë bërë të ditur se me të dalë nga ky label u janë fshirë të gjitha këngët, shkruan lajmi.net.

Por, këtë gjë nuk e ka pritur mirë ish-menaxheri i tyre, Met Elshani i cili ka thënë se do të marrë masa për veprimin e tyre, ngase ata kishin një kontratë të nënshkruar.

Edhe pse kanë kaluar disa ditë, të dy palët po vazhdojnë të përplasen në mënyrë indirekte.

Së fundi, ishte Meti ai i cili në Insta-Story ka postuar disa mbishkrime të cilat duket se janë dedikim për Mozzik.

“Ule bishtin ti qe po qet statusa nese je burr thuju njerzve ne sy po ski b…”, ndërsa në foton e fundit ku shihet një gjel ai ka shkruar “Ma burrni ka qeky se do do”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400