Vdes aktori i “Austin Powers”, Verne Troyer

23:11 / E shtunë, 21 Prill 2018

 

Ka vdekur aktori ikom edive “Austin Powers”, Verne Troyer në moshën 49 vjeçare, raporton The Guardian.

Ai është i njohur për rolin e tij Mini Me në “Austin Powers”.

Duke pasur përvoja të këqija dhe probleme me alkoolin, Troyer gjatë këtij muaji ishte dërguar në spital. Përmes rrjeteve sociale familja e tij ka konfirmuar vdekjen e tij.

“ Me trishtim të madh dhe zemër të rënduar shkruajmë se Verne sot ka vdekur. Verne ishte një individ jashtëzakonisht i kujdesshëm. Ai donte që t’i bënte të gjithë të buzëqeshnin, të lumtur, dhe qeshnin. Secilin që kishte nevojë ai do ta ndihmonte në çdo masë që ishte e mundur. Verne shpresonte se do të bënte ndryshime pozitive me platformën që kishte dhe punonte për ta përhapur atë mesazh çdo ditë”, thuhet në deklaratë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400