I vdes vëllai i vetëm, këngëtarja shqiptare shpërthen në lot në studio

21:44 / E martë, 13 Mars 2018

 

Këngëtarja Maja Aliçkaj, ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rreze dielli” për të folur rreth artit, dhe momenteve më të vështira në jetën e saj.

Ajo ka rrëfyer për herë të parë dy tragjeditë në familjen e saj, ku fillimisht u ndanë nga jeta prindërit e më pas, në dhjetor të 2017, ndroi jetë edhe vëllai i saj.

“Jam tërhequr goxha nga fatkeqsia e fundit, e cila ka ndodhur brenda tre muajsh.

Kam qenë prezente vetëm në disa koncerte, por për mua ka qenë shumë e vështirë.

Po u rrëzove, duhet të ngrihesh. Ne jemi disa motra dhe kishim vetëm atë vëlla…”-është shprehur e prekur Maja.

Por jo vetëm kaq, Maja ka rrëfyer se si ia doli të jetonte në Gjermani falë një çifti gjermanësh.

“Shkova për shkollë dhe aty më adoptoi një zonjë në Gjermani, edhe pse isha mbi moshë, mbi 18 vjeçe.

Fillova duke punuar, duke pastruar, në fabrikë në teatër etj. Puna më e vështirë që kam bërë ka qenë në fabrikë.

Ishte punë monotone. Më mirë të jem në mal të mbledh çaj, sesa të bëj një punë monotone. Kam punuar 2 muaj aty” -rrëfeu këngëtarja e njohur.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400