Velloja e veçantë e Tunës (Foto)

21:35 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha, çifti i ri që presin të bëhen prindër të një djali, lidhjen e tyre e kanë çuar në një tjetër nivel.

Siç mësohet nga burime pranë dyshes, ata sot larg mediave dhe vëmendjes publike janë kurorëzuar duke u bërë burrë e grua edhe zyrtarisht para ligjit.

E nga kjo ditë e veçantë ka rrjedhur në internet vetëm një foto. Në imazhin e shpërndarë nga dizejnatorja Vjollca Llapashtica, Tuna duket se definitivisht ka shkëlqyer e veshur në një fustan të gjerë, të thjeshtë por që i rrinte mjaft bukur.

Mbetet të shihet me orët nëse çifti do vendosin të ndajnë diçka më shumë nga momenti i rëndësishëm në jetën e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400