Will Smith zbulon se si po duket stadiumi Luzhniki para finales

14:33 / E diell, 15 Korrik 2018
Edhe pak orë na ndajnë nga finalja e Kampionatit Botëror “Russia 2018”.

Tashmë po bëhen përgatitjet e fundit rreth ceremonisë përbyllëse të Botërorit, shkruan lajmi.net.

Ndeshjes Francë-Kroaci, i paraprinë perfomanca e shqiptares Era Istrefi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam.

Natyrisht që artistët kanë arritur më herët për të finalizuar provat në mënyrë që çdo gjë të dalë sa më mirë në performancën e tyre.

Ishte Will Smith ai i cili postoi një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën ka zbuluar se si po duket stadiumi pak orë para finales, por atë e fshiu menjëherë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400