Xheloze për Luana Vjollcën? Bashkëshortja e Bujar Qamilit nuk e paska pritur mirë klipin e tyre

22:47 / E enjte, 19 Korrik 2018

Që nga java e parë e qershorit, kur u publikua klipi “M’i dhe flakë mallit tim”, nga Bujar Qamili dhe Luana Vjollca, janë grumbulluar më shumë se 7 milionë klikime.

Qysh në orët e para, fansat e dy artistëve, por sidomos luanatours-at, e ndanë në çdo profil të mundshëm për të mbështetur të preferuarën e tyre, e cila, këtë herë qëlloi në shenjë me bashkëpunimin me Bujarin. Edhe pse dy gjenerata të ndryshme, Bujari dhe Luana ishin një dyshe perfekte që i bënë të gjithë për vete. Ajo, një lozonjare e bukur dhe provokuese (siç di të jetë gjithmonë Luana), ndërsa ai, “i djegur” nga malli i saj.


Produksioni dhe orkestrimi i këngës së Bujar Qamilit i kaloi pritshmëritë. Në çdo disko verore, në çdo plazh e në çdo club, “M’i dhe flakë mallit tim” është një prej këngëve që luhen më shumë në playlist-a. Megjithatë, në fillim, kur kënga u publikua, paska qenë dikush që nuk e ka pritur edhe aq mirë…

Bujar Qamili ishte sot i ftuar te “Rudina” për të folur për projektet e tij të reja, planet për verën, si edhe për pasionet e tij. Siç rrëfeu ai ndër të tjera, realizimi me Luanën është pritur shumë mirë dhe ka marrë shumë klikime. Në kohën që kënga transmetohej, Bujari vazhdonte të thoshte në studio “sa e bukur është Luana”, “sa klikime ka marrë kjo këngë”.

Por ndërsa Rudina e pyeti se si është pritur nga të afërmit dhe familjarët e tij ky videoklip, këngëtari shkodran, pa e lënë manjanë humorin, tha se bashkëshortja, në fillim, kishte një problem: “Djali, duke qenë se është muzikant, e pëlqeu dhe e vlerësoi jashtë mase, ndërsa gruaja, në fillim pati pak problem, problem me veten, në fakt…” – tha me të qeshur Bujari dhe pas pyetjes së shpejtë të Rudinës, nëse ishte bërë xheloze, ai tha: “Xheloze jo, por thoshte “mos duhet të kishit dalë pak më ndryshe, mos veshja e saj ndoshta duhet të ishte ndryshe, mos të afroheshit kaq shumë e të tjera si këto”, – vazhdoi këngëtari.
Megjithatë, nuk i zgjati shumë kjo “xhelozi”, siç rrëfeu ai pak më pas: “Tani ka ndërruar mendim, madje sa herë që e dëgjon, e pëlqen shumë.”
Nëse ka qenë xhelozi ajo për Luana Vjollcën, mund të justifikohet apo jo? Kush nuk ndihet xheloze, kur dëgjon Bujar Qamilin ta përsëritë sa e bukur është, sa herë që i jepet rasti?
Jeni edhe ju me bashkëshorten e tij? Nëse jo, bëhuni tani, pasi ta rishikoni e ridëgjoni!

/Class/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400