Zbardhen faktet për vdekjen e Prince

23:53 / E premte, 20 Prill 2018

 

Vdekja e Prince nga overdoza, nuk rezulton me akuza kriminale.

Askush nuk do të akuzohet penalisht për vdekjen e reperit Prince në vitin 2016, shkruan The New York Times, transmeton lajmi.net.

Kjo ngase, ai ka vdekur si pasojë e mbidozës, për këtë gjë kanë njoftur autoritetet e Minesotas të enjtën, duke thënë se nuk mund të përcaktohet se kush i ka dhënë drogën e fuqishme që e vrau atë.

Muzikanti kishte luftuar për një kohë të gjatë me varësinë nga droga, ndërsa hetimi mbi vdekjen e tij zbulon që nuk ka asnjë dëshmi për vrasje të reperit.

Megjithatë, ende ka pretendime se dikush me qëllim ia ka shtuar dozën e drogës reperit, por hetimet zbuluan të kundërtën.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400