Zyrtare: Era Istrefi hap sot Botërorin ‘Russia 2018’ – performon LIVE

09:00 / E enjte, 14 Qershor 2018
Këngëtarja kosovare Era Istrefi, do të hap sot zyrtarisht Kampionatin e Botërorit në futboll Russia 2018.

Ajo bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam do të performojnë ‘live’ para një numri të madh të të pranishmëve, adhurues të futbollit,

‘Live it up’ titullohet kënga e cila është realizuar edhe me videoklip dhe ka marrë pëlqimin e shumë njerëzve andaj është klikuar 20 milionë herë.

Lajmi se këngëtarja kosovare do ta hapë Botërorin i ka gëzuar të gjithë shqiptarët. Vendimin për pjesëmarrjen e saj në ‘Russia 2018’ e ka konfirmuar nëna e Erës për Klan K. derisa ka shtuar se Era Istrefi që në fillim kishte një marrëveshje të tillë prandaj dhe do të respektohet deri në fund.

Në ora 17:00 nis gjithçka dhe ndeshja e parë e cila do të zhvillohet do të jetë ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400