Zyrtare, “Eurovision 2019” do të organizohet në Izrael

15:48 / E enjte, 16 Gusht 2018

Një situatë aspak e këndshme është krijuar ditët e fundit në vendin mikpritës të “Eurovision 2019”, Izraelin, ku Unioni i Transmetimit që ka marrë detyrën e përgatitjes së eventit për vitin e ardhshëm nuk ka arritur të sigurojë nga thesari i shtetit 12 milionë euro si garanci që duhet paguar ndaj EBU, organizatorit të ESC.

Më parë, kreu i IPBC i ka dërguar edhe një letër kryeministrit të
vendit, ku i kërkonte shumën për garanci por mesa duket gjithçka ka
shkuar në vesh të shurdhër. Kryeministri gjithashtu ka deklaruar se
shuma nuk duhet të paguhet nga shteti por nga vetë Unioni i
Transmetimit, sipas buxhetit që disponon.

Sipas raportimeve, Ministria e Financave të Izraelit ka refuzuar
lëvrimin e shumës për organizimin e eventit, duke bërë që IPBC të arrijë
një marrëveshje me një bankë për marrjen e një kredie në shumën e
kërkuar e cila duhet të paguhet sa më parë në llogarinë e European
Broadcasting Union.

Prodhimi i Eurovision në Izrael kap vlerën e 35 milion eurove dhe
IPBC supozohej që shuma e garancisë duhej të dorëzonte në 1 Gusht tek
EBU. Por kjo e fundit, pranoi marrëveshjen për shtyrjen e datës në 14
Gusht.

Tashmë, “Eurovision 2019” do të zhvillohet në Izrael.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400