​Aguero zbulon se shoku i tij më i mirë është lojtari i Manchester Unitedit

14:59 / E enjte, 16 Gusht 2018

Sulmuesi argjentinas i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka qenë shpeshherë kundërshtar i portierit spanjoll të Manchester Unitedit, David de Gea. Megjithatë, këta të dy kanë krijuar një shoqëri shumë të mirë, duke e lënë pas rivalitetin mes dy klubeve.

Shoqëria e tij vjen si rrjedhojë e kohës që e kishin shpenzuar bashkë në Atletico Madrid, nga vitit 2009 deri në vitin 2011, kur të dy u larguan nga Madridi drejt Mançesterit. Megjithatë, në Mançester, ata u bënë rivalë në futboll, për shkak se u transferuan në klubet më të mëdha të qytetit, përcjell Gazeta Express.

“Shumicën e kohës jam i vetëm në Mançester. Kur nuk jam i vetëm, jam me Nico Otamendin ose me David de Gean. Rri shumë me De Gea për shkak të kohës që kemi qenë bashkë në Atletico Madrid. Kemi një shoqëri të mirë. Por, ai luanë për Unitedit, ndërsa unë për Cityn”, ka thënë Aguero.

Aguro i ka shënuar shpeshherë gola shokut të tij, përfshirë këtu edhe golin e fitores në disa ndeshje. Megjithatë, edhe De Gea ka bërë disa herë pritje të mrekullueshme të gjuajtjeve të Agueros.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400