​Akuza nga ish-lojtari i Juventusit: Në Shqipëri të gjithë luajnë bastore

18:57 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Mark Iuliano nuk e ka kapërdirë shkarkimin e parakohshëm nga Partizani, në atë që shënonte eksperiencën e tij të parë në futbollin shqiptar, ndikuar edhe nga fakti që drejtor i përgjithshëm i “demave të kuq” është Luçiano Moggi, një nga figurat emblemë të Juventusit, karriera e të cilit mori fund pas shpërthimit të Calciopolit
Në një intervistë për hapësirën “Gazzamercato” të të përditshmes sportive “Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë ka folur rreth eksperiencës së tij shqiptare, mes shumë gjërave të tjera.

“Në fillim hezitova ta pranoja këtë ofertë e gjatë rrjedhës së punës sime kuptova se kisha pasur të drejtë. Kjo, sepse në Shqipëri iu lejohet të gjithëve, nga futbollistët, drejtuesit e klubeve, por edhe presidentëve, që të vendosnin baste mbi ndeshjet sportive. Kjo më vuri shpesh në vështirësi, sepse ishte një ambient i kushtëzuar, e ku nuk mund të punoja i qetë. Shumë ndeshje, sipas meje, kanë pasur rezultate të dyshimta. Pas largimit nga Partizani kam refuzuar disa propozime nga ekipet e Serie B dhe Serie C, por tani dua të përgatitem sa më mirë që të kthehem të jap kontributin tim”, thotë Mark Iuliano.

Në intervistë, Iuliano ka kujtuar edhe kohët e para kur debutoi të luante, por edhe atë sfidë të shumëpërfolur mes Juventusit dhe Interit në vitin 1998. Sa i përket ekipit të tij të zemrës, Juventusit, ai mendon se me Dybala në formë, Championsi është një objektiv më i realizueshëm.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400