​Benzema apo Morata? Ju tregon Ancelotti

10:51 / E premte, 19 Maj 2017

 

Carlo Ancelotti beson se Karim benzema është sulmuesi më i mirë për Cristiano Roanldon.

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti i njeh shumë mirë të dy sulmuesit, Karim Benzema dhe Alvaro Morata, pasi ka punuar me ta në Real Madrid.

Ai gjatë një interviste për Corriere della Sera, Ancelotti ka folur për minutat e pakët që ka luajtur Morata këtë edicion nën drejtimin e Zinedine Zidane.

Kjo për italianin është e kuptueshme, pasi Karim Benzema është sulmuesi më i mirë për të luajtur me Ronaldon.

“Morata zëvendësues? Morata ka luajtur shumë pak nën drejtimin e Zidane sepse Benzema është sulmuesi më i mirë për të luajtur me Ronaldon”, tha Ancelotti.

Kujtojmë se pavarësisht se Morata ka luajtur më pak, ai ka shënuar 20 gola këtë edicion, për dallim nga francezi që ka shënuar vetëm 18.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400