​Diego Costa i falënderon drejtuesit e klubit që nuk e lejuan largimin e Griezmannit

16:10 / E enjte, 16 Gusht 2018


Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, është falënderues ndaj drejtuesve të klubit madrilen për përpjekjet e tyre gjatë këtij afati kalimtar. Përveç transferimit të lojtarëve të rinj, Costa e konsideron afatin kalimtar të suksesshëm edhe për shkak të mbajtjes së francezit Antoine Griezmann.

Verën e kaluar, Griezmann kishte qenë shumë afër transferimit në Manchester United, ndërsa këtë verë spekulohej se ai do të transferohej në Barcelonë. Megjithatë, ai tani ka rinovuar kontratën e tij me Atletico Madridin dhe këtë gjë ka thënë se e ka bërë pasi që beson në projektin e klubit, përcjell Gazeta Express.

“Atletico vazhdon të rritet, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ne duhet t’i falënderojmë personat që e drejtojnë klubit për transferimin e lojtarëve të rinj, si dhe që nuk e lejuan largimin e Griezmannit”, ka thënë Costa.

“Nëse vazhdojmë të punojmë po kaq shumë, brenda dhe jashtë fushës, do të vazhdojmë të rritemi kështu siç kemi bërë gjashtë vitet e fundit”.

Mbrëmë, Atletico filloi sezonin e ri me trofe, pas fitoren në ndeshjen e Superkupës së Evropës kundër Real Madridit me rezultat 2-1.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400