​Drita kampione e Kosovës

18:33 / E diell, 20 Maj 2018

 

Drita është kampione e Kosovës për sezonin 2017/18.

Drita ia arriti qëllimit, pas një sezoni mbresëlënës – u shpall kampion i Kosovës për sezonin 2017/18, shkruan Gazeta Express.

Për të shpallur kampion, Dritës i mjaftoi barazimi kundër Prishtinës në xhiron e fundit, ndeshje që u mbyllë 0-0 në stadiumin “Shani Haxhiislami”.

Skuadra kryeqytetase, luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 32’ e takimit.

Debatik Curri, mbrojtësi i Prishtinës, u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Xhevdet Shabani.

Drita e përfundoi sezonin me 67 pikë, tri më shumë se Prishtina, teksa përgjatë 33 xhirove, pësoi vetëm 2 humbje, regjistroi 13 barazime dhe arriti 18 fitore. /Gazeta Express/

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400