​“E dua Barcelonën, por kush jam unë t’i them jo Realit”

17:52 / E martë, 13 Shkurt 2018

 

Justin Kluivert është një nga emrat më premtues në futbollin holandez, ku po shkëlqen me gjigantin, Ajax

Talenti holandez, Justin Kluivert po shkëlqen këtë sezon me Ajaxin, duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Ai gjatë një interviste për Helden tregoi se preferon Barcelonën për Realin, por tha se ai nuk është askush që të refuzojë kampionin evropian.

“Unë kam preferuar gjithnjë të shkojë në Barcelonë para Real Madridit. Barcelona është në zemrën time, por kush jam unë t’i them jo Realit”, tha Kluivert.

Holandezi po ashtu tha se e sheh veten brenda pak ditësh të luajë në Premierligë.

“Nëse marr një ofertë të mirë do ta konsideroja largimin nga Ajax. Pas disa vitesh e shoh vetën të luajë në Premierligë në një nga skuadrat si Arsenal, Tottenham, Chelsea ose Manchester United”, u shpreh ai në fund.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400