​Kabineti i mrekullueshëm i trofeve të Guardiolës: 24 në 10 vite si trajner

12:00 / E hëne, 06 Gusht 2018

Edhe nëse Pep Guardiola do të ishte optimisti më i madh, ai nuk do ta kishte imagjinuar që në vetëm dhjetë vite të karrierës si trajner do të kishte arritur t’i fitonte 24 trofe. Kjo gjë i ishte dukur edhe më e pamundur pasi ai e filloi karrierën me humbje, ndërsa ndeshjen e dytë barazoi.

Suksesi i djeshëm në FA Community Shield kundër Chelseat ka bërë që kabinetit të tij të trofeve t’i shtohet edhe një e tillë. Ky kabinet i tij ka bërë që për të të diskutohet si një ndër trajnerët më të mirë të botës, transmeton Gazeta Express.

Guardiola, në katër sezone me Barcelonën fitoi 14 tituj: tri La Liga, dy Copa Del Rey, tri Super Kupa të Spanjës, 2 Liga të Kampionëve, 2 Super Kupa të Evropës dhe dy Kupa të Botës për Klube.

Në tri vite me Bayern Munichun, ai i shtoi edhe shtatë trofe të tjera në kabinetin e tij: tri Bundesliga, dy DFB-Pokal, një Super Kupë të Evropës dhe një Kupë të Botës për Klube.

Në Manchester, me vetëm dy sezone të plota te City, ai tanimë ka fituar tri trofe: një Premierligë, një League Cup dhe një Community Shield.

Tani, e gjithë vëmendja ka kaluar te Liga e Kampionëve, pasi që ai nuk e ka fituar që nga viti 2011. Ndërsa, triumfi i vetëm i Manchester Cityt në Evropë ka qenë në vitin 1969/70, kur ata e fituan titullin e European Cup Wnners’ Cup.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400