​Klopp: Do të jetë sezon jashtëzakonisht i vështirë për Liverpoolin

16:08 / E hëne, 13 Gusht 2018

Fillimi mbresëlënës i Liverpoolit, pas fitores me rezultat 4-0, mund t’i ketë rritur shpresat e shumë personave për tituj, por jo edhe të trajneri të klubit, Jurgen Klopp, i cili beson se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë që ata të fitojnë titullin e Premierligës.

Liverpooli siguroi fitore me rezultat 4-0 kundër West Ham Unitedit në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premierligës. Golat u shënuan nga Mohamed Salah, Daniel Sturridge dhe dy të tjera nga Sadio Mane, përcjell Gazeta Express.

Pas arritjes në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar si dhe transferimet e shumta gjatë këtij afati kalimtar, tifozët dhe analistët presim shumë nga skuadra e Liverpoolit këtë sezon.

“I dinë pritshmëritë, edhe ne kemi pritshmëritë tona gjithashtu. E kemi kuptuar se ka pasur një energji shumë pozitive rreth nesh në turneun parasezonal. Është gjë e mirë që njerëzit janë optimistë, por ata e dinë se ky sezon do të jetë jashtëzakonisht i vështirë. Kjo është e vetmja gjë që mund ta them”, është shprehur Klopp.

“Ne nuk mund të bëjmë asgjë më shumë se sa t’i sfidojmë, sepse ne nuk kemi fituar asgjë për nuk e di se sa kohë, të paktën për kohën që kam qenë unë këtu. Duhet të investojmë më shumë, të luftojmë më shumë, të krijojmë më shumë”.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400