​Ky tifoz i vogël shpërthen në lot pasi e merr fanellën e lojtarit të tij të preferuar

13:49 / E hëne, 13 Gusht 2018

Vetëm pak kohë pas transferimit të Richarlisonit në Everton për 56 milionë euro, ai shënoi dy gola në debutimin e tij kundër Wolves mbrëmjen e së shtunës. Pas kësaj ndeshje, braziliani ia dhuroi një tifozi të vogël fanellën e tij dhe ky i fundit shpërtheu menjëherë në lot.

21-vjeçari, i cili u bë lojtari i parë i Evertonit që shënon dy gola në ndeshjen debutuese të tij që nga viti 2009, është bërë menjëherë hero i shumë tifozëve të Everonit pasi me dy golat e tij, ia siguroi klubet pikën e parë për sezonin e ri të Premierligës, përcjell Gazeta Express.

Por, edhe pas përfundimit të ndeshjes, Richarlisoni arriti t’i bëjë shumë tifozë për vete pasi që ia dhuroi një tifozi të vogël fanellën e tij.

Thaynan Leite Correa ishte 9-vjeçari me fat, i cili tani posedon fanellën e ish-lojtarit të Watfordit.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400