​Man Unitedi u dërgon mesazh për Mourinhon ambasadorëve të klubit

14:25 / E enjte, 30 Gusht 2018

Manchester Unitedi i ka dërguar një letër përmes postës elektronike ambasadorëve të klubit, si Ji-sung Park, Dwight Yorke, Bryan Robson, Denis Irwin dhe Andy Cole. Në këtë letër, klubi i udhëzon ambasadorët që të jenë më të kujdesshëm kur pyeten për trajnerin Jose Mourinho.

Sipas DailyMail, klubi ka kërkuar nga ambasadorët të mos e kritikojnë apo ta sulmojnë Mourinhon në intervista me media, si dhe të jenë të kujdesshëm kur diskutojnë çfarëdo që lidhet me të ardhmen e portugezit në klub, përcjell Gazeta Express.

Klubi e kishte parë të nevojshme këshillimin e ambasadorëve për shkak të situatës aktuale shumë të ndjeshme brenda klubit, si për shkak të kritikave që Yorke i kishte bërë për Mourinhon në një intervistë në Dubai.

Yorke kishte thënë se stili i lojës së Mourinhos nuk i përshtatej traditës së “Djajve të kuq”, dhe për shkak të pozitës që ai ka brenda klubit, këto kritika e kishin zemëruar shumë portugezin.

Humbja në ndeshjen kundër Tottenhamit në shtëpi të hënën e ka vënë në dyshim pozitën e trajnerit portugez të “Djajtë e kuq”, por thuhet se drejtori ekzekutiv i klubit, Ed Woodward, është i gatshëm ta mbështesë edhe më tutje Mourinhon.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400