​Mbrojtësi i Bayernit e refuzon Manchester Unitedin

09:42 / E mërkure, 08 Gusht 2018

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng, e ka refuzuar mundësinë e transferimin në Manchester United, shkruan Sport Bild.

Gjermani thuhet se e ka telefonuar personalisht Jose Mourinhon dhe i ka thënë atij se nuk dëshiron të largohet nga kampionët gjerman, transmeton Gazeta Express.

Manchester United këtë afat kalimtar kanë qenë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe ndër emrat më të përfolur kanë qenë Jerome Boateng i Bayern Munichut, Toby Alderweireld i Tottenhamit, Harry Maguire i Leicester City dhe Yerry Mina i Barcelonës.

“Djajtë e kuq” kanë kohë vetëm deri nesër për të kompletuar transferimin e një mbrojtësi, pasi që me këtë datë, 9 gusht, mbyllet afati kalimtar për klubet angleze.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400