​“Milani do ta fitojë titullin e Serie A-së”

13:39 / E enjte, 23 Gusht 2018

Trajneri legjendar, Arrigo Sacchi, mendon se Milani ka mundësi ta fitojë titullin e Serie A-së, përkundër faktit që Juventusi është më favorit për këtë titull.

Kuqezinjtë duken më të qëndrueshëm tani që drejtimin e klubit e ka marrë kompania amerikane Elliott, si dhe ka transferuar lojtarë të rinj si Mattia Caldaram Gonzalo Higuain dhe Pepe Reina, transmeton Gazeta Express.

“Do ta përsëris atë që ia thashë edhe gjysmë ore më parë fqinjit tim këtu: Milani mund ta fitojë titullin e Serie A-së”, ka thënë Sacchi.

“Ja, do ta shpjegoj. Juve janë favorit, ata janë superfavorit. Por, në të njëjtën kohë, jam i bindur se Gattuso, person i adhurueshëm dhe profesionist i mrekullueshëm, do të ketë shumë sukses me kualitetin e skuadrës”.

“Ata mund ta fitojnë titullin dhe për këtë arsye ndeshja e së shtunës kundër Napolit do të jetë shumë e rëndësishme. Të jem i qartë, jo rezultati, por performanca e skuadrës”.

“Mbi të gjitha, ky është klub me histori, kompetencë dhe karizëm, bashkë me Leonardon dhe Maldinin. Kjo është e rëndësishme, sepse klubi vjen para të gjithash. Të tjerat, skuadra dhe lojtarët, janë vetëm rrethana të tjera”.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400