​Pique insiston: Neymar s’shkon në Real, Barça është shtëpia e tij e dytë

15:54 / E martë, 28 Gusht 2018

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se ai dhe ish-bashkëlojtari i tij, Neymar, nuk kanë biseduar për mundësinë e transferimit të këtij të fundit në Real Madrid, por nuk beson se do të ndodhë një gjë e tillë pasi që për Neymarin, Barcelona është shtëpia e tij e dytë.

Braziliani u largua sezonin e kaluar nga Barcelona për 222 milionë euro dhe iu bashkua skuadrës së Paris Saint-Germainit. Por, përkundër largimit të tij, ai nuk i ka ftohur marrëdhëniet me ish-bashkëlojtarët e tij në Barcelonë. Të hënën, ai i vizitoi lojtarët e klubit katalonas në Camp Nou, pasi që ndodhej në Barcelonë për të marrë pjesë në një turne pokeri, përcjell Gazeta Express.

Ai e kishte vizituar edhe më parë skuadrën e ish-klubit të tij, pas transferimit në PSG. Vitin e kaluar, gjatë një vizite të tij, ai i kishte pyetur me shaka Luis Suarezin dhe Lionel Messin, nëse ata do ta pranonin përsëri atë në Barcelonë.

Megjithatë, Neymari nuk synon të rikthehet në Barcelonë. Gjatë këtij afati kalimtar është spekuluar se Real Madridi kanë shfaqur interesim për transferimin e tij, si dhe thuhet se edhe Neymar e dëshiron këtë transferim. Mirëpo, kjo gjë është mohuar edhe nga klubi madrilen edhe nga vetë Neymari.

“Ne nuk flasin për gjëra të tilla. Po, e takova Neymarin të dielën”, tha Pique kur u pyet se a kishte biseduar me Neymarin për transferimin e tij në Real Madrid.

“Ai ka shumë shokë në dhomat e zhveshjes këtu, dhe e di se Barcelona është shtëpia e tij e dytë”.

Neymari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022, por është spekuluar se ai do të transferohet në Real Madrid si zëvendësues i Ronaldos. Gjithashtu, është raportuar se ai nuk është i lumtur në Francë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400