​Skuadrat me formën më të mirë në Evropë (Foto)

12:45 / E premte, 19 Maj 2017

 

UEFA ka treguar disa prej statistikave më interesante të këtij edicioni në Evropë dhe në tetë ligat evropiane

Faqja e UEFA-s ka publikuar statistikat më interesante të këtij edicioni, ku ka treguar formën më të mirë që po kalojnë skuadrat.

Skuadra e Monacos momentalisht është skuadra me më së shumti fitore radhazi në Evropë në kuadër të ligës me 11 ndeshje, ndërsa në të gjitha garat është Chelsea me 6 fitore radhazi.

Porto momentalisht është skuadra me më së shumti ndeshje e pamposhtur në ligë, 30 ndeshje, prej tyre 20 fitore dhe 10 barazime, ndërsa në të gjitha garat janë Benfica, Marseille dhe Napoli me 10 ndeshje.

Barcelona ka sulmin më të mirë në Evropë me 112 gola të shënuar në 37 ndeshje, ndërsa Porto mbrojtjen më të mirë, pasi në 33 ndeshje ka pësuar vetëm 16 gola.

Në Ligën e Kampionëve, Juventus është e pamposhtur që 12 ndeshje, ndërsa ka mbrojtjen më të mirë me 3 gola të pësuar.

Në anën tjetër Real Madrid ka sulmin më të mirë, pasi ka shënuar 32 gola në 12 ndeshje.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400