​Super formacioni i Chelseat për ndeshjen e fundit të Premierligës (Foto)

10:51 / E premte, 19 Maj 2017

 

Chelsea të dielën do të zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij edicionin në Premierligë.

Ani pse Chelsea tashmë edhe matematikisht është kampion i ri i Anglisë për edicionin 2016/17, ata duhet të presin deri të dielën për të marrë në duart e tyre trofeun e Premierligës.

Skuadra e Antonio Contes ndeshjen e fundit do ta zhvillojë në Stamfor Bridge, ku do të pres skuadrën e fundit në tabelë, Sunderland.

Për të festuar në mënyrën sa më të mirë këtë trofe, trajneri italian do të luaj me formacionin më të mirë, duke mos kursyer asnjë yll të skuadrës.

Ai dëshiron që në ndeshjen e fundit të argëtojë dhe falënderojë tifozët, të cilët e kanë përkrahur ndeshje pas ndeshje.

Ndeshja ndaj Sunderlandit të dielën do të zhvillohet nga ora 16:00.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400