​Ylli i Ajaxit e refuzon Barcelonën

15:06 / E mërkure, 15 Gusht 2018

Mesfushori i Ajaxit, Frenkie de Jong e ka dëshpëruar Barcelonën duke insistuar se ai do të qëndrojë në Amsterdam këtë verë.

Gjatë këtij afati kalimtar është spekuluar se Barcelona do ta transferonte De Jongun para se të mbyllej afati kalimtar i verës më 31 gusht. Megjithatë, 21-vjeçari planifikon të qëndrojë në Ajax edhe këtë sezon, përcjell Gazeta Express.

“Në princip, unë do të qëndroj në Ajax këtë verë, mirëpo në futboll nuk dihet asnjëherë. Ndoshta pas katër ditëve, një klub ofron një shumë të madhe parash dhe Ajaxi më thonë se duanë të më shesin. Nuk mund të bësh parashikime asnjëherë, por mundësitë për të vazhduar me Ajaxin janë shumë të mëdha”, ka thënë De Jong.

Më herët ishte raportuar se Ajaxi kishte pranuar t’ia shiste De Jongun Barcelonës për 50 milionë euro verën e ardhshme, nëse ata nuk do të kualifikoheshin për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. Por, de Jong ka bërë të ditur se dy klubet asnjëherë nuk kanë arritur një marrëveshje të tillë.

“Ai lajm është 100 përqind i rremë. Sigurisht, ka pasur interesim nga Barcelona, dhe fillimisht këto spekulime ishin në rregull. Por, tani gazetat po krijojnë gjëra me kalimin e kohës”.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400