7 futbollistët që nuk e kanë vendin e sigurt në Real (Foto)

19:38 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Shtatë futbollistë nuk e kanë të sigurt të ardhmen e tyre në Real Madrid

Kur kanë mbetur edhe pesë muaj deri në fund të këtij edicioni, disa futbollistë të Real Madridit nuk e kanë të sigurt të ardhmen në skuadër.

I pari është portieri Keylor Navas, i cili përkundër paraqitjeve të mira, mund të largohet, pasi Real Madrid është në kërkim të një portieri të ri.

Në listë janë edhe dy mbrojtësit portugez, Fabio Coentrao dhe Pepe, ku ky i fundit ka kontratë me Realin deri në fund të sezonit.

Të ardhmen e pa sigurt e kanë edhe dy mesfushorët Isco dhe James Rodriguez, të cilët janë zëvendësues, pasi Zidane u beson lojtarëve të tjerë.

Krejt në fund, nga Real Madrid mund të largohen edhe Alvaro Morata dhe Mariano. I pari mund të kthehet në Juventus, ndërsa për Marianon ka shumë skuadra të interesuara

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400