Abramovich investon 577 milionë euro për stadiumin e ri (Foto)

10:43 / E enjte, 12 Janar 2017

 

Drejtuesit e Chelseas po planifikojnë ta rindërtojnë komplet stadiumin Stamford Bridge

Sipas tabloidit britanik, Daily Telegraph, drejtuesit e Chelseas e kanë një plan për rindërtimin komplet të stadiumin Stamford Bridge.

Thuhet se miliarderi rus, Roman Abramovich, i cili është pronar i Chelseas, është i gatshëm të investoj në këtë projekt, i cili pritet të kushtoj 500 milionë funte (577 milionë euro), përcjell Express.

Chelsea është duke shpresuar për të rritur kapacitetin e stadiumit në 60 mijë ulëse, 20 mijë më shumë sesa kapaciteti aktual.

Tan, drejtuesit e Chelseas janë duke e pritur vetëm mbështetjen e kryetarit të Londrës, Sadiq Khan për ta nisur këtë projekt, i cili pritet të përfundoj në vitin 2022.

Chelsea tani është duke kërkuar një stadium të përkohshëm ku skuadra do t’i zhvilloj ndeshje deri në ndërtimin e stadiumit të ri.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400