Afrikani të cilit po i frikohen të gjithë, ka goditjen më të fortë dhe do luftojë për kampionin në janar

01:51 / E enjte, 14 Dhjetor 2017

 

Francis Ngannou është kameruansi që po tmerron kundërshtarët në sportin e arteve të kombinuara marciale.

Aktualisht ai renditet i pari në renditje dhe do të luftojë për titullin e kampionit në UFC – kategorinë super të rëndë, më 20 janar kundër kampionit aktual Stipe Miocic, përcjellë GazetaMetro.net

Ngannou ka dhënë goditjen më të fortë të matur ndonjëherë në sportin luftarak, duke e thyer rekordin e kickboksierit Tyron Sponge.

Për mënyrën se si lufton, ai ka marrë nofkën Predatori.

Deri tani ka zhvilluar vetëm 12 takime. Të dytin e kishte humbur, por 10 kundërshtarët e ardhshëm kishin përfunduar në tokë, madje me nokaut spektakolar.

Kur ishte 26 vjeç, Ngannou emigroi nga Kameruni drejt Francës. Kur arriti në Paris ai nuk kishte para, shoqëri po të njohur, andaj filloi të jetonte në rrugë.

Ai filloi të stërvitjet në një qendër sportive që e ofronte këtë pa pagesë. Duke e pasur idhull Mike Tyson, fillimisht ai ishte i interesuar në boks, por pastaj u njoftua me artet e kombinuara marciale, sport në të cilin parashikohet se do të bëhet kampion i padiskutueshëm.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400