Agjenti i Ozilit mban takim me Barcelonën

00:36 / E enjte, 14 Dhjetor 2017

 

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, është njëri ndër top objektivat e Barcelonës për afatin kalimtar të janarit dhe, sipas mediave spanjolle, agjenti i lojtarit tashmë është takuar me drejtuesit e gjigantit spanjoll për të diskutuar rreth transferimit të tij të mundshëm në “Camp Nou”.

Mediumi katalan, Sport, raporton se Erkut Sogut, përfaqësuesi i Ozilit, është takuar me menaxherin e përgjithshëm të Barçës, Pep Segura, për të diskutuar për kalimin e gjermanit në Spanjë, transmeton Express.

Takimi mes palëve është mbajtur në mënyrë të fshehtë dhe objektivi i tyre ka qenë i qartë: Barça ka dashur të dijë se si do t’i përgjigjej ofertës së saj dhe agjenti ka dashur të dijë se cilat ishin qëllimet e skuadrës për klientin e tij.

Sipas këtij burgimi, agjenti i Ozilit i ka thënë palës katalane se lojtari do të ishte i lumtur ta veshte fanellën e Barcelonës, edhe pse dikur ka luajtur për rivalin e saj, Real Madridin.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400