Agjenti i Ozilit zbulon klubin ku do të luaj

00:55 / E enjte, 12 Tetor 2017

 

Agjenti i Mesut Ozil, Erkut Sogut ka zbuluar të ardhmen e mesfushorit.

Agjenti turk ka thënë se mesfushori gjerman dëshiron që të qëndroj në Angli edhe për dy apo tre vite, pasi është i lumtur aty.

“Ne jemi të lumtur që Fenerbahce është duke e kërkuar transferimin e Mesut Ozil, por ende nuk ka arritur asnjë ofertë”, ka thënë Sogut, transmeton ORAinfo.

“Edhe po të arrinte, ne nuk do të mund ta pranonin, pasi Ozil është i lumtur në Premier Liga dhe dëshiron që të vazhdoj për dy apo tri vite. Kontrata me Arsenalin skadon në verën e ardhshme, por ne jemi në rrugë të mirë për ta rinovuar atë”, ka shtuar agjenti i Ozilit, duke bërë me dije se ai mund të mos transferohet as tek Manchester United.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400