Akili uron për Pavarësi: Jam krenar që ngrita flamurin e Kosovës në Paris

18:32 / E shtunë, 17 Shkurt 2018

 

Xhudisti kosovar, Akil Gjaka, ka uruar për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Gjakova e fitoi medaljen e artë në grand slamin e Parisit në fillim të këtij muaji, duke u bërë xhudisti i parë kosovar në kategorinë e meshkujve që e arrinë këtë veçori.

Ai thotë të jetë shumë krenar që e ka ngritur flamurin e Kosovës në kryeqytetin francez në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Medalja, ka thënë ai, është dhuratë për këtë festë.

“Urime ditëlindja Kosovë. Krenar që arrita ta ngrit flamurin e Kosovës në prag të 10 vjetorit të pavarësisë. Në video momentet më të bukura të fitores sime në Grand Slamin e Parisit, dhuratë për shtetin tim, Kosovën”, ka shkruar Gjakova në Facebook.

Urime ditelindja Kosovë🇽🇰!Happy 10th birthday Kosova! Krenar qe arrita ta ngrit flamurin e Kosoves ne prag te 10 vjetorit te pavaresiseNe video momentet me te bukura te fitores sime ne Grand Slam Paris,dhurate per shtetin tim Kosoven🇽🇰🥋#Kosova10

Publié par Akil Gjakova sur samedi 17 février 2018

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400