Albert Bunjaku transferohet në Gjermani (Foto)

17:38 / E mërkure, 11 Janar 2017

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, do të rikthehet pas një kohe të gjatë në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

33-vjeçari pritet të nënshkruajë me skuadrën Erzgebirge Aue, deri në verë, shkruan “tag24.de”.

“Ish-sulmuesi i Zvicrës është i njohur nga trajneri Pavel Dotchev, me të cilin ka punuar në Erfurt”, shkruan sajti në fjalë.

Ndërkohë, Daniel Last, zëdhënës i St.Gallenit, konfirmoi se kontrata nuk është nënshkruar ende.

Bunjaku me Kosovën ka tre gola të shënuar, por që në takimin e fundit ndaj Turqisë, refuzoi të grumbullohej.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400