Albin Tahiri debuton në Lojërat Olimpike Dimërore

10:12 / E martë, 13 Shkurt 2018

 

Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pjongçang të Koresë së Jugut.

“Skitari ynë ka zënë vendin e 37-të në mesin e 65 garuesve në disiplinën kombinim alpin”, njoftoi Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Sipas Komitetit Olimpik, kjo pozitë vlerësohet e suksesshme.

Tahiri, 28 vjeç, është sportisti i vetëm që mbron ngjyrat e flamurit të Kosovës në Pjongçang.

Kosova po merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore, derisa në Lojërat Olimpike Verore tashmë ka një medalje të artë me kampionen në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Ky është postimi i plotë i Komiteti Olimpik i Kosovës:

Albin Tahiri zuri vendin e 37-të nga 65 garues në debutimin e tij në LOD PyeongChang 2018

Albin Tahiri ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.
Skitari ynë ka zënë vendin e 37-të nga 65 garues në disiplinën kombinim alpin. Kjo pozitë vlerësohet e suksesshme, bazuar në kushtet që mbretëruan sidomos në garën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan. Gara e parë ishte ajo e lëshimit.
Qëllimi i tij ishte të mos diskualifikohej në debutim.
28-vjeçari pati kohën 2:23.40 sekonda.
I urojmë suksese Albinit edhe në garat e ardhshme.

#PyeongChang2018 #Downhill #Sllallom

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400