Alexis Sanchez lojtar i Manchester Unitedit?

23:40 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Alexis Sanchez karrierën do ta vazhdojë në Premierligë, por jo te skuadra e Arsenalit.

Sulmuesi kilian këto ditë do të kompletojë transferimin te rivalët e Manchester Unitedit.

Lajmi e konfirmon Diego Martinez, gazetari i njohur spanjoll që bashkëpunon mediet e njohura si ‘AS’, ‘Marca’ dhe ‘Mundo Deportivo’, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Martinez, marrëveshja mes Sanchezit dhe Manchester Unitedit është arritur.

‘Djajtë e Kuq’ në fund kanë arritur ta fitojnë garën ndaj rivalëve të Cityt, duke sjellë 28 vjeçarin në ‘Old Trafford’

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400