Allegri: Luajtëm mirë, kemi gjithçka na duhet për të kaluar në çerekfinale

23:48 / E martë, 13 Shkurt 2018

 

Massimiliano Allegri beson se Juventus ka mundësi që të kalojë në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, por jo edhe me rezultatin 2:2 ndaj Tottenhamit.

Por, ai nuk është i shqetësuar, sepse beson se ka lojtarët e duhur për të kaluar tutje në këtë garë.

“Ishte ndeshje e mirë, Juventus bëri pak gabime dhe këto shkaku i presionit”, tha Allegri për Mediaset Premium.

“Mëkat që nuk fituam, por ne kemi gjithçka për të kaluar në çerekfinale”, u shpreh ai në fund.

Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 18 mars në Wembley të Londrës

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400