Allegri: Tani për tani Ronaldo luan, për më vonë do ta shohim

11:58 / E shtunë, 25 Gusht 2018

Këtë e ka bërë edhe Zinedine Zidane në vitin e kaluar në Real Madrid, po ashtu edhe Massimiliano Allegri planifikon që ta pushojë Ronaldon gjatë stinorit.

Cristiano Ronaldo erdhi nga Real Madridi në Juventus gjatë kësaj vere për 112 milion euro, transmeton Gazeta Express.

“Cristiano Ronaldo në disa ndeshje do të ketë nevojë për energji dhe kështu do të mbetet në stol, ashtu si bëri te Reali në vitin e kaluar”, ka thënë Allegri në konferencën për shtyp para ndeshjes me Lazion që zhvillohet sot prej orës 18:00.

“Tani për tani do të luaj, pastaj do të shohim varësisht prej momentit”.

“Në këto moment ekziston një entuziazëm i madh në futbollin italian falë Cristiano Ronaldos, por ne duhet të jemi të fokusuar dhe ta respektojmë kundërshtarin, sepse ajo që vlen janë tre pikët”.

“Cristiano dhe Dybala do t’i ekzekutojnë penalltitë në këtë stinor, por problemi është se kush do t’i marrë përsipër gjuajtjet e lira”.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400